Asensio udhëton drejt PSG-së sot

Marco Asensio së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Paris Saint Germain.
Anësori spanjoll mbrëmë i dha fund periudhës së tij shtatëvjeçare me Real Madridin, përcjellë lajmi.net.

Asensio ka fituar çdo trofe të mundshëm me gjigantin spanjoll, duke qenë edhe vendimtar në disa raste.

Kontrata e tij me klubin mbretëror skadon në këtë muaj dhe ai u largua nga ‘Santiago Bernabeu’ si një lojtar i lirë.

Spanjolli tashmë ka gjetur destinacionin e tij të radhës dhe që është Paris Saint Germain.

Sipas njoftimit të Fabrizio Romanos, Asensio do të udhëtoj sot drejt Parisit.

Ai do luajë në ‘Parc des Princes’ për dy sezone deri në vitin 2027.