As 1/3 e pronës së Mijallkovit nuk është shitur

As një e treta e pronës së sekuestruar të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, nuk është shitur, deklaroi për REL, drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronë të konfiskuar, Driton Nebiu. Ai foli edhe për banesat e konfiskuara të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, vlera e të cilave sipas vlerësimeve është 1.9 milion euro ndërsa bëhet fjalë për dy banesa në Bihaçka, dhe në Panorama Residence. Megjithatë ai tha se për shitjen e tyre së pari pret miratim nga Qeveria.

“As 1/3 e pronës së z. Mijallkov nuk është shitur për shkak se këtu disponojmë me edhe 20 e diçka prona të patundshme që planifikojmë së shpejti t’i publikojmë. Sipas asaj që unë posedoj dokumente. Sipas dokumentacionit që posedoj nga Byroja për ekspertizë ligjore, e gjithë prona ende nuk është kompletuar me vlerësimin, kemi edhe dy prona të patundshme “Nevara” dhe “Qendër” për të cilat ende nuk kemi marrë vlerësimin e Byrosë për ekspertizë ligjore, por vlerësimi është bërë për gjithë të tjerat, për të gjitha banesat edhe për ata në rrugën “Bihaçka” edhe për ata në Panorama Residence dhe vlera është diku rreth 2 milion euro”, tha Driton Nebiu, drejor i Agjencisë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar.