Artistja shkodrane Rozafa Shpuza në Gostivar shpalosi ekspoziten e fotografive “My other Side”(FOTO)

Rozafa Shpuza, nuk është personazh – artiste si gjithë të tjerët, ajo është kompozicion personazhesh, taman sikur trenat që dikur i quanim kompozicion vagonash. Ajo vjen me zhurmë, edhe kur heshtë, edhe kur është bosh, edhe kur është plot. Merr dhe lë në çdo “stacion” që ndalet, shkarkon dhe ngarkon emocine. Lëviz mbi dy binarë që shkojnë paralelisht, atë të poezisë dhe tjetrin të fotografisë, gjë që e bën edhe më të kompletuar krijimtarinë e saj. Poezia e saj aq e hollë dhe e brisht, sa që ke frikë se do të shkapërderdhet “nëpër duar” deri sa e lexon, por në esencë, sa e prek fundin, ndjen që është e thurrur me fije çeliku artistik dhe e betonuar me thesar popullor. Po e njëjta gjë ndodh edhe me fotografinë që ajo na prezanton, art dhe emocion. Motivi i saj është po aq kompleks sa dhe vet autorja, herë i hështur e herë i zhurmshëm, por gjithmonë i qëlluar. Ajo din ku prek, fokuson taman në nerv dhe çliron lëvizjen e gjymtyrëve të çdo motivi duke i dhënë kahjen që dëshiron…

Perndryshe artistja shkodrane Rozafa Shpuza ekspoziten e sajë me fotografi “My other Side” e shpalosi mbreme para artdashësve ne Gostivar, ne Galerinë “Kult”.