Artistë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ekspozojnë në Therandë

Shkruan: Isa Vatovci

Organizuar nga Shoqata për Edukim Rinor “Edri”, në bashkëpunim edhe me Qendrën për Edukim Kreativ “Shtëpia e Fellbahut” në Therandë (Suharekë) hapet sot në ora 18:00, ekspozita me vepra të artit të realizuara nga artistë shqiptarë nga Maqedonia Veriore.Në këtë ekspozitë që hapet në “Shtëpinë e Fellbahut”, prezantohen 6 artistë: Aferdita Kiki, Akime Rexhepi, Armend Ademi, Dali Alili, Mohamet Idrizi, Visar Iseni me nga 3 piktura.Refki Gollopeni, krijues ka potencuar për Kallxo.com se përmes veprave të kësaj ekspozite, që ai e quan “Gërshet artistik”, gërshetohen stilet dhe motivet artistike nga artistë të dëshmuar tani më, në atmosferën e krijimtarisë artistike në Maqedoninë e Veriut, por duke rrezatuar me vlera të mirëfillta artistike në katër anët e botës.

“Aferdita Kiki, Akime Rexhepi, Armend Ademi, Dali Alili, Mohamet Idrizi, Visar Iseni, janë krijuesit që paraqesin artin e tyre në trajta dhe koncepte të ndryshëm duke shpalosur brendësinë shpirtërore dhe mendore në mënyre ekspresive, abstrakte dhe kompozicioneve surrealiste”, ka pohuar GollopeniEkspozita do të jetë e hapur deri në fund të këtij muaji./