Arteta zgjidhet trajneri i muajit në Premier League

Mikel Arteta është zgjedhur trajneri i muajit në Premier League.
Çmimi u nda për muajin gusht, kohë kur Arsenali regjistroi pesë fitore në po aq ndeshje, duke qenë njëherësh lider i ligës.

Spanjolli është trajneri i dytë te londinezët që arrin t’i fitojë pesë ndeshjet e para në ligë, pas Arsene Wenger në sezonin 2004/25.

Gjatë muajit gusht, Arsenali mposhti Crystal Palacen, Leicester Cityn, Bournemouthin, Fulhamin dhe Aston Villan.