Kai Havertz do të vazhdoj të luaj në pozitën e sulmuesit apo ‘9 fals’.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta duke thënë se Havertz do të vazhdoj të luaj në atë pozitë edhe në sezonin e ri.
“A është Kai Havertz numri 9 në sezonin e ri? Po. Shumë herë lojtarët vendosin se ku duhet të luajnë. Mund të kesh ide të caktuara, por më pas shikon marrëdhënie të caktuara dhe ajo rrjedh”.
“Kur rrjedh, duhet ta lini të shkojë. Kjo është ajo që po ndodh me Kai në këtë moment, dhe ai ndihet shumë rehat atje. Skuadra është vërtet rehat me të atje dhe pjesa tjetër ka ndodhur natyrshëm”.
“Ai sigurisht që ka një ndikim të madh në ekip. Paraqitjet e tij të përgjithshme kanë qenë vërtet të mira dhe tani shifrat e tij për kontributet e golave janë vërtet të larta. Ai duhet ta ruajë këtë”.
“Unë mendoj se mirëkuptimi i tij me lojtarët sulmues ishte i shkëlqyeshëm. Mendoj se ata kishin qëllim dhe lidhje të vërtetë dhe shumë qartësi se ku të sulmonin dhe ne krijuam shumë raste. Ai ka disa lojtarë fantastikë rreth tij”.
“Ne jemi përpjekur të krijojmë mjedisin e duhur për të, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme për çdo lojtar, që ata të ndihen të sigurt dhe shpresojmë t’i japim dashurinë që i nevojitet. Ai ka admirimin e pjesës tjetër të lojtarëve”, deklaroi Arteta.