Arteta shërohet nga koronavirusi, Arsenali nuk nis stërvitjet

Arsenal u ka thënë lojtarëve të tyre të qëndrojnë në shtëpi pasi insistuan se do të ishte “e papërshtatshme” të rikthehen në stërvitje – pavarësisht se Mikel Arteta u shërua nga koronavirusi.

Klubi kishte pritur që lojtarët të raportonin të martën pas një karantine 14 ditëshe pas testit pozitiv të Arteta për COVID-19.

Por ata kanë vendosur të anulojnë planet në mes të këshillave të tanishme të qeverisë për distancimin shoqëror pa ndonjë datë të dhënë kur mund të kthehen, transmeton lajmi.net.

Komunikata e Arsenalit thoshte: “Lojtarët e ekipit të parë të meshkujve ishin planifikuar të ktheheshin në stërvitje të martën pasi përfunduan 14 ditë izolim pas diagnozës pozitive të Mikel Arteta për virusin”.

“Si rezultat i situatës aktuale ne jemi të qartë se do të ishte e papërshtatshme dhe e papërgjegjshme të kërkojmë nga lojtarët që të kthehen në këtë kohë”.

“Prandaj skuadra e parë e meshkujve, femrave dhe lojtarët e akademisë mbeten të gjithë në shtëpi. Qëndroni në shtëpi dhe shpëtoni jetë”.