Arteta për humbjen në Fulham: Një ditë e dhimbshme dhe e trishtuar, paraqitja më e keqe

Arsenali ka pësuar humbje si mysafir ndaj Fulham me rezultat 2-1, ku pas humbjes Mikel Arteta deklaroi se ishte paraqitje e dobët.

Edhe pse Arsenali ishte në epërsi në këtë takim, në fund u desh të pajtohej me humbjen.

“Një ditë e dhimbshme dhe e trishtë. Pak ditë më parë humbëm një ndeshje që e meritonim ta fitonim, sot ishte një histori ndryshe”.

“Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Kjo ishte paraqitja më e keqe e sezonit”, deklaroi spanjolli.

Topçinjtë me të vërtetë nuk ishin mjaftueshëm të mirë pasi pësuan dy humbje të njëpasnjëshme kundër rivalëve londinez.

Arsenali rikthehet në aksion kundër Liverpoolit në FA Cup më 7 janar.

Ndeshja e parë në kampionat për 2024 është në shtëpi ndaj Crystal Palace më 20 janar.