Mikel Arteta shprehet i shqetësuar në lidhje me lëndimin që pësoi mesfushori Thomas Partey në ndeshjen ndaj Crystal Palace të hënën mbrëma.
Lojtari u zëvendësua në pjesën e dytë, në humbjen 3-0 që “The Gunners” pësuan në “Selhurst Park”.
“Nuk e di, por ai u duk që u lëndua në të njëjtin regjion sikurse herën e kaluar. Është një shqetësim i madh. Në humbëm Kieran Tierney dhe Thomas Partey për një ndeshje”, u shpreh Arteta, shkruan lajmi.net.
Arsenali vazhdon të çalojë në mesfushë defanzive, në momentin që Thomas Partey mungon, ndërsa situatë e ngjashme është edhe në krahët e mbrojtjes që nuk kanë zëvendësues adekuatë.