Arsenali do ta zhvilloj një nga duelet më të vështira deri në fund të këtij sezoni, pasi do të përballet me Newcastle United në St James Park.
Topçinjtë vazhdojnë të shpresojnë te titulli i kampionit, edhe pse përballja ndaj Newcastle duket shumë e komplikuar.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e di se do ta ketë një përballje të vështirë, por thotë se do të jetë ndryshe nga një vit më parë.
Arteta e pranon se ‘Laraskat’ janë një skuadër shumë e fortë në shtëpinë e tyre.

“Do të jetë shumë ndryshe nga një vit më parë. Sigurisht që ne do të duhet të luajnë shumë më mirë se atëherë. E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, ata janë të fortë në shtëpi”, u shpreh Arteta.
Tutje Arteta foli edhe për mbrojtësin William Saliba, duke thënë se ai ende nuk është në dispozicion të skuadrës.




