Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur në lidhje me William Saliba.
William Saliba është rikthyer nga Marseille ku ishte i huazuar nga Arsenali.
Shumë lajme raportuan se francezi mund të largohej nga ‘Topçinjtë’, por ishte trajneri i tyre që tha se ai do të jetë pjesë e planeve.
“William Saliba është në plane, jam i emocionuar ta shoh atë. Ne nuk mund t’i garantojmë futbollin e ekipit të parë askujt në këtë ekip, por ata që i shohim vërtet dhe mendojmë se do të na çojnë në nivelin tjetër, ata do të luajnë shumë minuta”, tha Arteta, përcjell lajmi.net.
21 vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024.




