Arteta e hedh poshtë nevojën për nënshkrimin e një sulmuesi

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pranon se është i lumtur që do të shkojë në sezon pa një sulmues të ri.

Arteta thotë se është i kënaqur me opsionet e tyre sulmuese dhe se nuk do të ndërhyjnë për t’u përforcuar në afatin kalimtar të verës.

“Nëse kemi dikë që mund të shënojë 25, 30, 40 gola, atëherë shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht trajneri i Arsenalit.

“Sot, Gabby [Jesus] nuk shënoi, por është Gabby më i mirë që kam parë prej muajsh”.

“Dhe kontributi nga Kai [Havertz] po ashtu – kjo është arsyeja pse ai po luan; ai e ka atë cilësi brenda dhe rreth atij pozicioni me Leon”.

“Ne kemi shumë opsione përpara, dhe ata do të duhet të konkurrojnë mes tyre për të më bërë të vështirë zgjedhjen”, përfundoi Arteta.