Arteta: Arsenal është duke punuar shumë për të kompletuar transferime

“Topçinjtë” lejuan Ainsley Maitland-Niles t’i bashkohet Romës në formë huazimi, duke e lënë skuadrën me shumë pak në mesfsuhë, transmeton lajmi.net.

Sulmi është një tjetër pozitë që duhen përforcime, duke marrë parasysh situatën e Aubameyang, derisa Alexandre Lacazettes edhe Eddie Nkeitah i skadon kontrata në fundin e sezonit.

Arteta ka konfirmuar që është duke punuar me drejtorin sportiv Edu për të kompletuar transferime këtë muaj.

“Unë mendoj se me sasinë e gjërave dhe mënyrën se si duam të evoluojmë skuadrën, duhet të maksimizojmë çdo dritare në çdo mënyrë”.

“Tashmë jemi, Edu dhe ekipi po punojnë shumë sepse ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë. Nëse mund ta arrijmë këtë në janar apo në verë është një pyetje tjetër që lidhet me gjëra të tjera. Por ne jemi atje”.

“Përsëri nëse është lojtari i duhur dhe ne mund ta përballojmë atë dhe ne mund të bëjmë atë që duam të bëjmë, ne do të diskutojmë dhe do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm. Jemi të hapur”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Arsenal raportohet se do hap negociatat për huazimin e Arthur te Juventus.