Artani pyet Melisën pse nuk i lajmëron në polici personat që e ngacmuan seksualisht

Mbrëmjen e kaluar Melisa ka rrëfyer se në moshën 5 vjeçare, ajo është ngacmuar seksualisht nga një burrë.
Artani sot e ka pyetur Melisën lidhur me këtë rrëfim, shkruan lajmi.net.

Ai i tha se pse nuk i ka lajmëruar dhe pse nuk i lajmëron akoma në polici personat që e kanë ngacmuar seksualisht.

“Kjo do të ishte në të mirë, pasi ata persona nuk do të ngacmonin vajza të tjera”, ka thënë Artani.

Ndryshe, Melisa pas rrëfimit është befasuar nga motra dhe nipi i saj.