Artani dhe Vedati i thanë mbrëmë Mbresës “gëzuar”, gjatë përplasjes së saj të ashpër me Xhulin (VIDEO)

Përfundimi i darkës së mbrëmshme të konkurrentëve të nominuar ishte goxha i tensionuar, ndërsa u shoqërua me një përplasje të ashpër në mes të Mbresës dhe Xhulit.

Kësisoj, Mbresa ka shkuar tek pjesa e xhakuzit, ku gjendeshin Stresi dhe Xhuli, teksa me këtë të fundit ka zhvilluar një debat me tone të larta.

“Kush ka qenë këtu një person që të ka besuar për kauzën tënde? Kush ta ka mbajtur krahun për kauzën e gruas? Nëse unë i kam dy, ti i ke dhjetë fytyra”, i ka thënë Mbresa pos tjerash Xhulit.

Pos tjerash, mendimet e Mbresës u duartrokitën nga Artani e Vedati, derisa dyshja i thanë asaj, “Gëzuar”.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.