Artan Grubi “viktima” e parë e “koalicionit Xhemijet”, veç le të vazhdojë edhe më tej me fotomontazhe!

Ylber Pilku
Artan Grubi mund të thuhet se është viktima e parë politike e koalicionimit të Aleancës me Alternativën.
Largimi i Grubit nga gara për deputet është efekti i parë pozitiv i koalicionit Aleanca-Alternativa. Le të shkojë të merret tani me fotomontazha qesharake për “xhemijetin”, siç ishte ajo e djeshmja prapa së cilës mendoj që qëndron pikërisht Grubi.
Me pensionimin e tij nuk përfundon asgjë. Jam i bindur që dyshi Sela-Gashi do të marin edhe “viktima” tjera politike nga radhët e BDI-së.
Sa më shumë që po mundohet makineria propagandistike të nënçmoj e të nënvlerësoj këtë koalicion, me lloj-lloj propagandash të pista, aq më shumë po rritet rejtingu i tyre dhe si rezultat edhe numri i “viktimave” që koalicioni i fitores po merr në radhët e BDI-së. Veç le të vazhdojnë kështu, mos të ndalen aspak.
Ali Ahmeti nuk e ka më komoditetin të nxjerrë si kandidatë njerëz të cilët nuk i don votuesi. Mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk duhet të lejojmë të na përsëritet “fenomeni Vjosa Osmani” në Maqedoni. BDI mund të nxjerrë fytyra të reja si kandidatë për deputet sa për t’i marë votat, e nëse ne i besojmë këtij truki, pas zgjedhjeve t’i kthejë Musa Xhaferin, Artan Grubin, Bujar Osmanin, në poste ministrore.

BDI duhet të shkojë njëherë në opozitë katër vite. Aty duhet të bëjë pastrimin e figurave të vjetra dhe zëvendësimin me figura të reja, e tek pastaj të kërkojë votën tonë. Deri atëherë, të na falin, por nuk mundemi t’u besojmë.