Arta Bilalli Zendeli i reagon Snopçes: Mbështetja në zgjedhjet lokale tregoi se BDI përzgjedh kuadro të mira

Ndaj deputetit opozitar, Halil Snopçe ka reaguar deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli.

Ajo tha se BDI bëri përzgjedhje të mirë me ministrat, prandaj janë propozuar sërish.

Këtë, siç tha Bilalli Zendeli e dëshmuan edhe qytetarët që votuan për BDI-në në zgjedhjet lokale.

“Gjatë fjalimit tuaj (Halil Snopçe) ju dërguat kritika ndaj ministrave nga radhët e BDI-së dhe përmendët se ata nuk bartin përgjegjësi dhe se vazhdojnë me punë dhe bëjnë rotacion nga njëri sektor në tjetrin. Faktori se a punojnë mirë ministrat dhe kuadrot e përzgjedhura nga BDI, ishte mbështetja e popullit në zgjedhjet lokale. Ata paraqesin test për pushtetin ekzekutiv”, tha Bilalli Zendeli, transmeton TV21.

Shtoi se populli vlerësoi lartë BDI-në, ndërkaq ndëshkoi “retorikën kritikuese të Aleancës për Shqiptarët.

“Për këtë ju ratë në nivelin më të ulët”, tha ajo.