Arta Bilalli e BDI-së: Nuk kemi faj se populli na voton (Video)

Halili Snopçe nga koalicioni AAA-ASH, Fadil Zendeli nga koalicioni LSDM-BESA, Fatmire Isaku nga PDSH dhe Arta Bilalli Zendeli nga BDI do të përballen sonte në debatin e radhës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në TV21, përcjell Albanews24.

Përveç prezantimit të programeve politike, është diskutuar blerja dhe vjedhja e votave. Snopçe nga ASh thotë se sistemi i deritanishëm i ka shfrytëzuar shqiptarët e dëshpruar dhe ua ka blerë votat atyre hiç më shumë se një thes miell.

MARKETING 420 x 60

Fadili Zendeli nga koalicioni LSDM-BESA thekson se blerja e votës nuk është karakteristikë vetëm tek shqiptarët por edhe tek partitë tjera por zakonisht ndodhë nga partitë në pushtet blerja e votave.

“Kemi një histori me blerjen e votave, nuk është konstatimi im se nuk kam marrë pjesë në asnjë blerje ose shitje të votës. Ka shumë fakte edhe nga organizata ndërkombëtare, ato që I kanë mbikëqyr proceset zgjedhore se partitë kanë blerë vota zakonisht nga partitë qeverisësë, partitë e pushtetit sepse ata I kanë gjitha instrumentet, mundësit financiare dhe potencialin e shërbimeve”, tha Fadil Zendeli, Koalicioni LSDM-BESA.

Arta Bilalli-Zendeli tha se BDI nuk ka faj që populli i voton ata me shumicë votash dhe se në pushtet janë me votat e popullit.

“Për sa i përket asaj se ne popullim e mbajmë në iluzione ose në shpresa ose nuk e di si e definuat është pikërisht populli ai që nga viti 2002 neve na ka mbajtur në pushtet. Ne në pushtet kemi hyrë me votat e popullit jo me dëshirë, shpresë apo ëndrra. Janë zgjedhjet dhe nuk kemi faj që populli me shumicë na voton neve”, tha Arta Bilalli Zendeli, BDI. /Albanews24/