Arsyeja se përse Mourinho është “Special One”: Largoi lojtarin e Romës nga loja në përballjen me Partizanin për të qenë më korrekt

Roma triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në miqësoren e zhvilluar mbrëmë në Air Albania.

Golat për Giallorossët i shënuan Stephan El Shaarawy dhe Andrea Belotti, ndërsa për skuadrën shqiptare realizoi Tedi Cara nga penaltia.

Por, miqësorja u bë edhe më interesante kur Jose Mourinho vendosi të bënte një ndryshim në skuadrën e tij.

Lojtari i Partizanit, Marcelino Preka u lëndua në minutën e 80-të, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho i tha lojtarit të tij Houssem Aouar që të dilte nga fusha për ta bërë ndeshjen më korrekte sa i përket numrit të lojtarëve në fushë, 10 kundër 10.

Tashmë janë publikuar pamjet dhe është diçka e veçantë nga trajneri portugez.