Arsimi i politizuar! “Punësime sipas direktivave partiake”

Në ditën e 7 marsit, kur festohet dita e mësuesit, disa profesorë dhe veteranë të arsimit thanë se shkollat janë të politizuara. Xheladin Murati tha se mungesa e cilësisë së teksteve, projektet  të ndryshme eksperimentale si edhe hapja e shumë shkollave private ka bërë që arsimi në Maqedoni të humbë cilësinë.

 “Vetë  fakti se në arsim bëhen shumë reforma edhe eksperimentohet me nxënësit, është njëri nga faktorët që e ulë cilësinë, mungesa e teksteve cilësore është faktori i dytë, zhvillimi i rrjetit shkollor është faktori tretë, faktori katër është ngritja e shkollës së mesme në shkollë të domosdoshme  të obligueshme e cila e ulë dukshëm cilësinë në arsim  edhe sa më shumë që kemi universitete private aq me shumë cilësia në arsim bie , sepse atje nuk ka konkurrencë lojale  për cilësi, por konkurrencë për jo cilësi”, tha Xheladin Murati, veteran i arsimit.

Murati thotë se politika është një faktor që po humb cilësia në arsim, ndërsa mungesa e kuadrove ka bërë që arsimi të vazhdoj të humb cilësi.

“Ne flasim që politika të mos përzihet në arsim, politika të mos përzihet në organizimin e arsimit, politika të jetë jashtë arsimit, të behët departizimi i shkollës  depolitizomi arsimit, por këtu në fakt ndodhën e kundërta , partizimi edhe politizimi arsimit është skajshmërisht  më e pranishme se çdo gjë tjetër  dhe ka reflektime të sinqerta që ndikojnë në  rënien e cilësisë në arsim”, shtoi Murati

Por profesori Zeqir Kadriu mendon  cilësia e arsimit ka rënë edhe pse kjo ministri është udhëheq nga ministra shqiptar, por politizimi e ka bërë që të humb cilësia

“Për fat të keq ministria e Arsimit është udhëhequr nga ministra shqiptarë  dhe shumë pak është punuar në këtë drejtim sepse shkolla jonë do të duhet të ishte me një nivel më të lartë sot.  Do të duhet të ishte në piedestalin më të lartë  pasi e meriton një shkollë shqipe. Dhe ne i shohim vetë që kuadrot edhe në institucione, zgjidhje në mënyrë të dirigjuar partiake  edhe kjo nuk i bën mirë arsimit shqip”, tha profesori Zeqir Kadriu.

Me rastin e shtatë marsit pothuajse në të gjithë shkollat shqipe ka pasur organizime te  ndryshme.