Arsenal është tërhequr nga gara për anësorin e Leeds United, Raphinhan.
Sipas ‘Sport’, Arsenali është tërhequr nga gara për Raphinhan, përcjell lajmi.net.
Me Gabriel Jesus të gatshëm për të përfunduar lëvizjen e tij nga Manchester City, ‘Topçinjtë’ i kanë dhënë fund interesimit të tyre për brazilianin.
Në garë për anvsorin është edhe Barcelona.
Por, shuma e lartë që Leedsi kërkon për 25 vjeçarin mund të ndikojë që të mos ketë marrëveshje me ndonjë klub këtë merkato.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e brazilianit, i cili ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024.