Arsenali ‘shënjestron’ top yllin e Real Madridit para afatit kalimtar të verës

Arsenali është vënë në kërkim të një sulmuesi të ri për edicionin e ardhshëm dhe tashmë kanë identifikuar lojtarin që ata duan ta transferojnë.

Bëhet fjalë për yllin e Real Madridit, Rodrygo, i cili po tërheq interesim të madh jo vetëm nga Arsenali, por edhe nga disa klube tjera nga Premier League.

Fakti që Kylian Mbappe me shumë mundësi do të jetë pjesë e madrilenëve sezonin e ardhshëm, do të bëjë që minutat e Rodrygos të pakësohen, dhe në këtë mënyrë ai do synonte një rrugëdalje në kërkim të hapësirave.

Sidoqoftë, Real Madridi tashmë e ka bërë të qartë se ata nuk do të pranojnë ndonjë ofertë për brazilianin në këtë fazë të sezonit.

Krahas pasigurisë për të ardhmen e tij, Rodrygo mbetet i përkushtuar për të qëndruar në Spanjë dhe të luftojë për vendin e tij në formacion.

Në rast se Arsenali vendos përfundimisht për transferimin e tij, atëherë ‘Topçinjtë’ duhet të shesin një nga yjet e tyre të sulmit për të grumbulluar fonde.

Kjo për shkak se Real Madridi nuk do të dëgjojë për oferta nën 100 milionë euro për kartonin e Rdorygos.

23-vjeçari është paraqitur në 37 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat për ‘Los Blancos’, duke shënuar 11 gola dhe duke bërë shtatë asistime.