Arsenali me trabnsferin e parë në klubet e mëdha në Premier Ligë

Edhe pse ende nuk është e qartë kur do të hapet transferi këtë verë, shumë klube të mëdha nuk janë të shqetësuara për gjendjen financiare dhe tashmë mendojnë për atë si t’i përforcojnë ekipet e tyre.
Arsenali është top ekipi i parë në Premier Ligë që bëri një hap specifik transferimi. Sipas mediave të Ishullit, ekipi londinez tashmë “ka vënë në tryezë” 43,5 milionë funta për mesfushorin e Atletiko Madrid, Tomas Partei Saktë aq është edhe klauzola për lirimin në marrëveshjen për internacionalin e Ganës me “jorganxhinjtë”.
Arsenali kërkon t’i tejkalojë kandidatët për Partein, i cili gjithashtu është i dëshiruar nga Roma, Interi dhe Mançester Junajted. Atletiko përpiqet ta bindë mesfushorin të nënshkruajë marrëveshje të re, edhe pse marrëveshje e tij e tanishme skadon për tre vjet. Qëllimi i ekipit spanjoll është që të përfshijnë klauzolë të re për lirim që është shumë më e
madhe se e tanishmja.