Arsenali e dëshiron Coutinhon

Ekipi i Premier Ligës, Arsenal e dëshiron brazilianin Philippe Coutinhon.

Forma e mirë në huazim te skuadra e Premier Ligës, Aston Villa nga Barcelona, ka bërë që Arsenali ta kërkojnë transferimin e Coutinhos.

Aston Villa ka përparësi pasi kanë opsionin për të blerë kartonin e brazilianit nga Barça, shkruan lajmi.net.

Ata do të duhet të paguajnë 40 milionë euro, nëse duan ta mbajnë lojtarin në ekip.

Arsenali janë të interesuar për ta pasur në ekip brazilianin, por mbetet të shihet se a do të jenë të gatshëm të paguajnë atë çmim për Coutinhon.