Arsenal të interesuar për Rashford

Arsenal kanë shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford.

Rashford nuk duket i kënaqur momentalisht te Man United. Ai ka startuar në vetëm nëntë ndeshje, nga 29 gjithsej të zhvilluara deri më tani në Premier Ligë.

Mungesa e minutave, e mbanë anglezin larg Manchesterit për sezonin e ardhshëm, shkruan lajmi.net

Ai ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin 2023, por ai mund të largohet nga ‘Old Trafford’ gjatë kësaj vere.

Sipas ‘The Mirror’, Arsenali kanë shfaqur interesim për Rashford, pasi e shohin atë si një zëvendësues të Pierre Emerick Aubameyang, që u largua drejt Barcelonës.

Topçinjtë thuhet se po përgatisin një ofertë për të transferuar lojtarin gjatë verës në ‘Emirates’.