Arsenal srmësh në banesën e një 33-vjeçari në Shkup: bombë, 2 pistoleta dhe 240 plumba – hetohet edhe një lidhje me vrasje

Prokuroria Publike e Shkupit ka nisur hetim ndaj një 33-vjeçari nga Shkupi, pas një kontrolli në banesën e tij ku janë gjetur armë, municion, eksploziv dhe marihuanë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar një granatë dore M75, rreth 240 plumba, një pistoletë „Crvena Zastava“ dhe një Beretta, si dhe rreth shtatë gramë marihuanë.

Vëmendje të veçantë në hetim ka tërhequr edhe një çelës motori, për të cilin autoritetet kanë të dhëna operative se mund të jetë përdorur në kryerjen e një vrasjeje. Prokuroria nuk ka bërë të ditur se për cilin rast bëhet fjalë.

Prokurori ka kërkuar nga gjykata caktimin e paraburgimit për 33-vjeçarin, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprave penale.