Arsenal në bisedime të avancuara për Ryan

Australiani iu bashkua “Topçinjve” gjatë janarit huazim deri në fund të sezonit dhe ka impresionuar trajnerin Mikel Arteta, që ka vendosur ta mbajë 29-vjeçarin në skuadër, përcjellë lajmi.net.

Sipas Football Insider, bisedimet mes dy klubeve janë duke shkuar mirë dhe janë afër të arrijnë marrëveshje për çmimin, që thuhet se do jetë me i ulët se 10 milionë euro.

Portieri Robert Sanchez është bërë portieri numër një te Brighton dhe trajneri Potter është i hapur ta lejojë Ryan të largohet në verë.

Ryan për Brighton ka bërë më shumë se 120 paraqitje duke mbajtur portën e paprekur 27 herë.