Arsenal kontakton me Osimhen

Arsenal është në mesin e skuadrave që duan shërbimet e Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian i Napoli, Osimhen është në listën e dëshirave të Arsenal.

‘Gunners’ duan të bëjnë një lëvizje drejt tij gjatë merkatos së verës, dhe sipas Freddie Paxton kanë kontaktuar tashmë lojtarin, përcjell lajmi.net.

Londinezët kanë vënë kontaktet e para me përfaqësuesit e Osimhen dhe mund të jenë në rrugë të mirë për të marrë nënshkrimin e tij.

Anëtari i Napoli është monitoruar edhe nga Newcastle. Thuhet se shuma që kërkon Napoli për të mund të shkojë deri në 100 milionë euro.

Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë punët do të ishin shumë të vështira për Arsenal.