Arsenal ëndërron rikthimin e Serge Gnabryt në Londër

Serge Gnabry ka vendosur të largohet nga Bayern Munich dhe largimi i tij pritet të ndodhë këtë verë.

Sulmuesi gjerman ka kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2023, por nuk ka gjetur marrëveshje për bashkëpunim të ri.

E ardhmja e Gnabryt duket larg Bayernit dhe Bundesligas dhe tanimë skuadrat e mëdha kanë filluar interesimin për të.

Real Madrid dhe Barcelona janë duke monitoruar situatën e gjermanit që e duan në La Liga, derisa ai pëlqehet edhe në Ligën Premier.

Ish-skuadra e tij, Arsenal ka shprehur dëshirë për ta rikthyer Gnabryn në Londër pas gjashtë viteve të sulmuesit të kaluara në Gjermani.

26-vjeçari kishte kaluar pesë vite nën kontratë me Arsenalin ku luajti si i huazuar te WBA një periudhë para se në vitin 2016 t’i bashkohet Werder Bremenit.

Mikel Arteta e pëlqen shumë anësorin gjerman dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij. Londinezët janë gati të dërgojnë një ofertë prej 40 milionë euro te Bayerni për transferimin e gjermanit.

Gnabry këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare me kampionët e Gjermanisë ku ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.