Arrihet marrëveshja verbale në mes të Liverpoolit dhe Darwin Nunez – së shpejti pritet nënshkrimi

Është arritur marrëveshja në mes të Liverpoolit dhe Darwin Nunezit që ky i fundit të transferohet në “Anfield Road” në këtë afat kalimtar.

Siç raporton Fabrizio Romano, takimi në mes të palëve ishte frytdhënës dhe ajo çfarë ka mbetur në këtë mes është vetëm nënshkrimi i kontratës nga lojtari.

“Të Kuqtë” janë duke i përgatitur çështjet formale që duhet të rregullohen, në mënyrë që lojtari të bëhet sa më shpejt njëri nga ta.

Mësohet se Liverpooli i ka ofruar Nunezit kontratë pesëvjeçare, ndërsa shuma e transferimit të tij pritet të jetë mbi 80 milionë euro.