Arsenal e dëshiron Locatellin, është gati të ofrojë një lojtar në këmbim

Arsenal vazhdojnë të jenë të interesuar për Manuel Locatelli.

Mesfushori italian, Manuel Locatelli po merr vëmendjen e skuadrës londineze, Arsenal.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Arsenal janë gati të ofrojnë një lojtar si pjesë këmbimi në një marrëveshje të mundshme për Locatelli, përcjell lajmi.net.

‘SportMediaset’ bën të ditur se ‘Gunners’ do të ofrojnë në janar shërbimet e Albert Sambi Lokonga.

Në rast se Arsenal ofron Lokonga, skuadra londineze nuk do të ofrojë para shtesë.

Mbetet të shihet nëse Arsenal do të bëjë ofertë zyrtare drejt skuadrës së Juventus, për kartonin e Locatelli.