Arritjet në parasporte, kontribut për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të enjten një libër të bardhë të titulluar “Parasportet e Kinës: Përparimi dhe mbrojtja e të drejtave”, një ditë përpara hapjes së Lojërave Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022.

Kina ka zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme parasportet, duke çelur një rrugë që mbart tipare të dallueshme kineze dhe respekton prirjet e kohës, theksohet në librin e bardhë.
Kina ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në parasportet ndërkombëtare, me organizimin e Lojërave Paralimpike Verore të Pekinit 2008, Lojërave Verore Botërore të Olimpiadës së Posaçme në Shangai 2007 etj.
Të kuptuarit e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe e sporteve të tyre nga publiku është rritur. Konceptet e “barazisë, pjesëmarrjes dhe ndarjes” po hedhin rrënjë, ndërsa mirëkuptimi, respektimi, ndihma dhe kujdesi për njerëzit me aftësi të kufizuara po bëhen normë në shoqëri.
Kina ka krijuar dhe përmirësuar sistemin e sporteve dimërore për të inkurajuar më shumë njerëz me aftësi të kufizuara që të marrin pjesë në këto sporte.
Libri i bardhë vë në dukje gjithashtu se arritjet e jashtëzakonshme të parasporteve në Kinë pasqyrojnë aftësinë sportive të njerëzve me aftësi të kufizuara, si edhe përparimin e Kinës në fushën e të drejtave të njeriut dhe të zhvillimit kombëtar.
Deri më 20 shkurt 2022, 647 sportistë nga 48 vende dhe rajone u regjistruan për të marrë pjesë në Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit, që do të zhvillohen nga 4 deri më 13 mars.