Helikopterët kanë mbërritur në Tetovë për t’u përfshirë në operacionin e shuarjes së zjarrit që ka përfshirë zonën pranë varrezave maqedonase.
Ekipet në terren po vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa ndërhyrja nga ajri synon të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje për situatën dhe për shkaqet e zjarrit.





