Arrijnë “armët” nga Turqia për Shqipërinë (Foto)

Kanë mbërritur në Tiranë barnat që mbrëmë u nisën nga Stambolli me aeroplan për pacientët në Shqipëri, të infektuar me Koronavirus. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këto barna i ka quajtur simbolikisht “armë për shpëtimin e jetëve”, transmeton Gazeta Lajm.

“LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMË PËR MBROJTJEN E JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË”, ka shkruar Rama në Facebook, duke postuar fotografitë para nisjes së aeroplanit që solli barnat.