LDK-ja i jep një shans Kurtit: Tërhiq vendimin për Veliun, hiq taksën dhe le të vazhdojmë punën

Ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, Anton Quni i ka dhënë edhe një mundësi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për ta hequr mocionin kundër qeverisë së tij. Ai para deputetëve tha se nëse Kurti e tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliutnga Ministria e Brendshme dhe e heq taksën pakushte, ne do të tërhqeim mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Ndërsa Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë njëorëshe. Në seancën ku pritet të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pritet të marrin fjalën edhe 21 deputetë. Seanca që ka filluar para orës 12:00 ka përplasur LDK-në dhe VV-në, të cilat po e akuzojnë njëra-tjetrën për gjendjen e krijuar.

Loading...