Arrihet marrëveshje VMRO-BDI për qeverinë e re?

VMRO-DPMNE dhe BDI kanë finalizuar marrëveshjen për formim të Qeverisë së re, njoftojnë burime partiake. Sipas këtyre burimeve, e vetmja “detyrë” e Mickovskit tani ka mbetur ta bindë edhe kryetarin e Levicës, Apasaiev, që të përkrahë qeverinë me kryeministër shqiptar.
Burimet e njëjta thonë se Ahmeti dhe Mickovski janë marë vesh që kryeministër i parë të jetë Llazar Elenovski, i cili do të deklarohet edhe shqiptar edhe maqedonas. Në këtë mënyrë edhe BDI do të ketë arsyetim se e realizoi kërkesën për kryeministër shqiptar, por edhe te anetaresia e Vmro-DPMNE-së nuk do të ketë ndonjë revoltë, sepse duke e ditur të kakuarën e Elenovskit do ta kenë të qartë se “deklarimi i tij shqiptar është vetëm për nevoja të politikës ditore”.
Zyrtarisht dy partitë nuk do e konfirmojnë këtë informacion pa arritur marrëveshje edhe me Apasievin.