Arrihet marrëveshje mes Besës dhe LSDM-së, në letërnjoftime do të qëndrojë edhe grafa etnike

Gazeta Express mëson se Lëvizja Besa dhe LSDM kanë arritur marrëveshje për dorëzimin e propozomi-Ligjit për letërnjoftime në procedurë parlamentare, në këmbim të mbështetjes së Ligjit për Prokurorinë Publike.

Me miratimin e këtij ligji, në letërnjoftim do të qëndrojë edhe përkatësia etnike e personave që gëzojnë të drejtën e letërnjoftimit.

Sipas burimeve të Gazetës Express, miratimi i tij pritet para shpërndarjes së Kuvendit.

Gazeta Express ka siguruar edhe propozim ligjin i cili është nënshkruar nga katër deputet, Fadil Zendeli, Tetuta Bilalli, Muhamet Zekiri dhe Ivan Mitrevski./GazetaExpress/

Besian Leka