Futbollisti i Kombëtares së Francës, Ousmane Dembele pritet të transferohet në Paris Saint-Germain.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Dembele tashmë ka arritur marrëveshje me klubin francez dhe të njëjtën gjë e kanë bërë edhe skuadrat, shkruan Lajmi.net
Dembele pritet të firmos kontratë deri në vitin 2028 dhe klauzola e lirimit të tij ishte 50 milionë euro.
26-vjeçari ishte transferuar te Barcelona gjatë vitit 2017 nga Borussia Dortmund për 140 milionë euro, përfshi këtu të gjitha bonuset.