Arrestohet trajneri i PSG-së bashkë me djalin e tij, dërgohen në paraburgim

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier dhe djali i tij John Valoviq-Galtier janë arrestuar nga policia franceze.

Mediat franceze raportojnë se Galtier me të birin janë dërguar në paraburgim nga policia në qytetin e Nice, transmeton lajmi.net.

Galtier akuzohet për racizëm dhe diskriminim në kohën sa ishte pjesë e skuadrës së Nice.

Galtier është akuzuar nga ish-drejtori i Nice, Fournier për racizëm.

Historia vjen nga e shkuara, kur francezi ishte ankuar për numrin e lojtarëve me ngjyrë dhe myslimanë në skuadër.

Galtier kishte mohuar akuzat e ish-drejtorit të klubit francez.