Arrestohet tetovari, i dënuar me burg prej 6.5 vjet!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, sot, në ora 12:00, në rrugën “146” në Tetovë, pas urdhrit gjyqësor kanë arrestuar 29-vjeçarin nga Tetova.

“29-vjeçari nga Tetova, B.Q. është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”, të dënuar në bazë të nenit 236 të Kodit Penal”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

I arrestuari tashmë është dërguar në burgun e Idrizovës.