Arrestohet Stresi, reperi shqiptar publikon foto nga vetura e policisë

Reperi shqiptar Stresi ka përfunduar sërish nën pranga, shkruan lajmi.net.

 

Këtë e ka bërë të ditur vet ai me anë të një postimi në instastorie.

Stresi ishte sot prezent në protestën e organizuar nga Sali Berisha ndaj edhe është arrestuar.

Por sipas Stresit kjo është e padrejtë sepse ai nuk ka bërë diçka në kundërvajtje me ligjin.

“Nese kam gjujt nji gur keni drejt me vepru por jo kot, une duhet te shoqerohem gjithmone pa bo gjo?? I bej thirrje mediave”, shkruan reperi.

Kujtojmë se Stresi njihet prej kohës si mbështetës i flakët i ish-kryeministrit Sali Berisha./Lajmi.net/