Arrestohet shtetasi bullgari, tentoi t’i korruptoj policët në Shkup

Gjatë ditës së djeshme, për çështje ryshfeti në Shkup është arrestuar shtetasi bullgar B.E.G, përcjell TV21. 60-vjeçari nga Petriçi i Bullgarisë tentoi të korruptonte policët e Maqedonisë së Veriut pasi kishte kaluar në semafor të kuq.

“B.E.G. është ndalur nga punonjësit e policisë pasi ka kryer kundërvajtje rrugore, gjegjësisht ka kaluar semaforin e kuq me një automjet mallrash “Iveco” dhe pasi punonjësit e policisë i kanë kërkuar leje drejtimi dhe i kanë treguar se do të gjobitej, B.E.G. ka futur para (euro) në lejen e qarkullimit dhe ka thënë se e ka bërë për t’i qerasur, pra për të mos u gjobitur. Zyrtarët e policisë e kanë privuar nga liria B.E.G. për veprën e kryer “dhënie ryshfeti” sipas nenit 358 të Kodit Penal”, shtojnë nga MPB.