Arrestohet rrëmbyesi i nipit të Ljube Boshkoskit

Policia ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë rrëmbyer Samoil Kostadinovskin, nipin e Ljube Boshkoskit, njofton “A1on”.

Të arrestuarit së bashku me kallëzimin penal ndaj tyre i janë përcjellë gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili sot duhet të vendosë nëse do të caktojë ndalimin e tyre.

Samoil Kostadinovski u raportua i zhdukur nga vëllai i tij. Ai është nipi i vëllait të Violetës, gruas së Ljube Boshkoskit.