Arrestohet një shtetas italian në Aeroportin e Shkupit, kapet me marihuanë dhe hashash

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në aeroportin e Shkupit, sot është arrestuar një shtetas i Italisë.

“Nëpunës policor nga Departamenti i policisë kriminalistike, Sektori për tregti të palejuar në koordinim me SPB Shkup- Njësia për tregti të palejuar me drogë, sot në Vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtare Shkup” gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut e kanë privuar nga liria shtetasin italian K.T (39). Gjatë kontrollit te ai janë gjetur dhe marrë marihuanë dhe hashash”, thuhet në kumtesën e MPB-së.