Arrestohet një shitës i amfetainës në Shkup

Policia sot arrestoi një person sepse gjatë bastisjes në shtëpinë e tij ka gjetur paketim më të madh të polietilenit me drogë sintetike amfetaminë dhe marihuanë, si dhe një enë me drogë sintetike amfetaminë dhe një peshore me mbete të amfetaminës.

“Në koordinim të aksionit policor të nëpunësve të policisë të Departamentit për Polici Kriminale – Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme dhe SPB Shkup – Njësia për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë, pas urdhrit të siguruar paraprak nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, sot është kryer bastisje në rrugën “Lube Petroviq” te Zh.I. në Shkup”, kumtoi MPB-ja.