Arrestohet një person në Shtip, ishte i dënuar me 12 vjet burg

Man's hand is locked with the handcuffs

Më 09.02.2022 në orën 19:25 në rrugën “Çerenja” në Shtip, policia së bashku me njësitin special kundër terrorizmit “Tigrat” kanë arrestuar E.M. (32) nga Shtipi.

“Ai ishte i kërkuar me udhërarrest qendror nga burgu i Shtipit për shkak se kishte ikur nga burgu. Ai është i dënuar me 12 vjet e pesë muaj burg për kryerjen e disa veprave penale, ndërsa i kishin ngelur për të shlyer edhe pesë vjet e dy muaj burg.

I arrestuari është dërguar burgun e Shtipit për shlyerjen e dënimit me burg”, njoftojnë nga MPB.