Arrestohet një person në Shkup për shkak të vjedhjes së kartave grafike dhe energjisë elektrike

Policia nga SPB Shkup dje në orën 19:30 arrestuan 39-vjeçarin E. A. nga fshati Ljubin, Shkup, për vjedhje të kartave grafike dhe energji elektrike.

“Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjetën dhe u konfiskuan karta ‘bitmain’ dhe grafikë, të cilat burojnë nga krimi “vjedhje e rëndë” e kryer më 14.03.2021 në rrugën “Petar Draganov”, dhe u përdorën për gërmimin e bitcoin. Hetimi gjithashtu zbuloi se E.A. vjedh edhe energji elektrike”, njoftojnë nga MPB.

Personi u ndalua në një komisariat policie dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 236 për “vjedhje të rëndë” dhe nenit 235 për “vjedhje të energjisë elektrike” të Kodit Penal.