Arrestohet një i arratisur nga burgu

Ditën e djeshme në ora 16:50, në rrugën “Vlladimir Polezhanovski” në Shkup, nëpunës policorë nga Njësia për çështje kriminale Qendër dhe Bit Pazar në kuadër të SPB Shkup, e kanë privuar nga liria personin M.D.(38) nga Shkupi.

Ai kërkohej me fletarrest qendror nga Institucioni ndëshkues-korrektues Burgu Shkup, për arratisje nga burgu.

Personi është dorëzuar në institucionit ndëshkues-korrektues për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg.