Arrestohet një 55 dhe 74-vjeçare në Shkup, njëra për mashtrim tjetra për fshehje të tatimit!

Policët sot, në ora 13.45 në lagjen Qeramika kanë arrestuar V.A. (55) nga Shkupi në bazë të një fletarresti qendror dhe urdhër të Prokurorisë Publike Themelore për realizim të procedurës hetuese në lidhje me nenin 247 të Kodit Penal “mashtrim”.

Në ora 12:40 policët e ekipit operativ për hetime, në rrugën “Fronti Popullor” e kanë arrestuar G.K.(74) nga Shkupi për të cilën ishte shpallur fletarrest dhe urdhër për nga Prokuroria Publike Themelore për realizim të procedurës hetuese në lidhje me nenin 279 të Kodit Penal “fshehje e tatimit”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.