Arrestohet një 39 vjeçar nga Shkupi

Një 39 vjeçar nga Shkupi është ndaluar dhe arrestuar nga policia pas një urdhëri qendror.

“Sot (27.12.2022) në ora 14:40 në zonën e Çairit – Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ i kërkimit në SPB Shkup e kanë privuar nga liria G.O.(39) nga Shkupi.
Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burgim prej një viti për vepër penale të kryer nga neni 377 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

I arrestuari do të dërgohet në burgun kompetent për vuajtjen e dënimit./KlanMacedonia